Deklarata për ndarjen e Kosovës, edhe presidenti Thaçi i reagon ashpër analistit amerikan
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratës së analistit, Edward Joseph se në Uashington në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq nën ndërmjetësimin e Richard Grenell është diskutuar për ndarjen e Kosovës.
Lajme
Thaçi me anë të një postimi në Twitter ka thënë se është zhgënjyese të shihet se si disa analistë, krijojnë me lehtësi planet e tyre fiktive për ndarje apo autonomi, shkruan lajmi.net.
Presidenti ka thënë se shpërndarja e lajmeve të këtilla të rreme nuk kontribuon në procesin e dialogut.
“Është zhgënjyese të shohësh se si disa analistë me kaq lehtësi krijojnë planet e tyre të fiktive (për shkëmbim tokash, ndarje, autonomi) dhe t’ua atribuojnë atyre që janë duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë. Përhapja e e lajmeve të rreme nuk ndihmon këtë proces”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Para Thaçit, një reagim të ashpër e ka lëshuar edhe vet i dërguari i presidentit Trump, Richard Grenell.
Ky i fundit këto deklarata i ka përmbledhur me një fjalë: “fake news”. /Lajmi.net/
Lexo po ashtu:
“Fake news”, Grenell thotë se në Uashington s’është diskutuar asnjëherë për ndarjen e Kosovës