Madonna nuk i mban lotët në skenë nga dhimbja gjatë performancës në Paris

Madonna 61-vjeç shpërthen në lot në skenë gjatë koncertit në Paris, pasi kishte dhimbje nga dëmtimi i gjurit.

ShowBiz

29/02/2020 14:32

Madonna kishte vështirësi për të vazhduar shfaqjen e saj në kuadër të turneut “Madame X” në Le Grand Rex në Paris të enjten mbrëma, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja, 61 vjeçe, pavarësisht dëmtimit në gju, është përpiqur ta përfundojë koncertin, duke u mbajtur tek valltari pasi ishte rrëzuar nga karrigia.

Pavarësisht dhimbjes, “TheSun” raporton se Madonna me lot në sy e ka vazhduar koncertin dy orësh në skenë.

Një fans shkruan në Twitter “Një mik imi që e ndoqi nga afër koncertin e Madonnës të enjten më tha që ajo ra nga karrigia në dysheme”, duke shtuar se balerini e ndihmoi atë të ngrtej në këmbë.

Nga 79 koncerte, turneu u mbretëreshës së pop-it ka edhe 8 koncerte të parapara të mbahen, ndërsa planifikon të përfundojë më 11 mars në Paris.

Madonna ishte detyruar të anulojë 14 koncerte për shkak të gjendjes shëndetësore. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B9FNINxB0P0/

https://www.instagram.com/p/B9CVyG8hmXj/

https://www.instagram.com/p/B9G5bLVhyOf/