Thaçi përkujton viktimat e masakrës së Likoshanit e Qirezit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar viktimat e masakrës së Qirezit dhe Likoshanit të Drenicës.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se viktimat e pafajshme, përpos që u vranë, ata e dhe u masakruan, shkruan lajmi.net.
Ky akt sipas Thaçit shënon fillimin e fushatës së akteve masive të vrasjeve, gjenocidit dhe djegies e spastrimit etnik.
Postimi i plotë i presidentit:
Më 28 shkurt 1998, në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te Lisi Gjashtënjak. Viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan. Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 – 1999).
Sot kujtojmë me respekt gjithë martirët dhe të rënët në Likoshan dhe Qirez. /Lajmi.net/