Gjilani merr tri pikë kundër Flamurtarit

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore para tifozëve të saj.

Sport

23/02/2020 14:50

Gjilani ka mposhtur skuadrën e vogël të kryeqytetit, Flamurtarin, me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 39’ të ndeshjes, kur Sebino Plaku përfitoi nga një gabim i Erind Selimaj dhe tundi rrjetën për 1:0.

Tomislav Busiç u përkujdes të vendoste rezultatin final të ndeshjes, duke realizuar me kokë, përsëri pas një intervenimi jo të mirë të portierit mysafir.

Gjilani kështu numëron 35 pikë dhe mban pozitën e katërt, kurse Flamurtari me 22 ipkë qëndron në pozitën e nëntë. /Lajmi.net/