E konfirmon trajneri i Huddersfield: Hadergjonaj është në Turqi, negociatat po vazhdojnë
Trajneri i Huddersfield Town, Danny Cowley, ka konfirmuar se Florent Hadergjonaj është në bisedime për t’u larguar nga Anglia.

Sport
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Hadergjonaj, është afër që të kalojë në Superligën e Turqisë.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe trajneri i Florentit, i cili ka thënë se lojtari është në Turqi, duke negociuar për transferimin.
“Hadergjonaj është në Turqi për momentin, duke folur me një skuadër turke” ka thënë Cowley, transmeton lajmi.net.
“Që kur jemi në këtë klub, shprehia e tij e punës dhe etika e punës kanë qenë shumë të mira. Ai është një lojtar që mund të luajë në pozita të ndryshme” ka thënë trajneri tutje.
“Flo dëshiron të luajë. Ai është një reprezentues i Kosovës dhe ka ndeshje të rëndësishme me kombëtaren e tij. Ai e bëri të qartë se dëshiron të luajë. Ai me gjasë do të largohet dhe ka disa klube që interesohen për të” tha ndër të tjerash Cowley.
Minutat e shtuara për Florent Hadergjonaj do të ishin një lajm i madh për Bernard Challandes dhe të gjithë tifozët e Kosovës. /Lajmi.net/