Delegatët i reagojnë Batatinës: Në FFK nuk janë vetëm tri skuadra, po flisni vetëm ju

Kuvendi zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sport

27/01/2020 16:47

Një propozim i Agim Ademit për votbesim nxiti shumë reagime, sidomos nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Batatina ishte ai që filloi zhurmën në FFK, duke marrë fjalën edhe kur nuk i takonte, si dhe duke ndërhyrë në fjalën e secilit.

Një gjë e tillë nuk i pëlqeu delegatit të Vllaznisë së Pozhoranit, i cili i kërkoi Batatinës që të linte rendin edhe për të tjerët.

“FFK nuk ka vetëm tri skuadra. Vetëm ti po flet. Nuk duhet të shkojë në këtë mënyrë” ishin fjalët e delegatit, përcjell lajmi.net.

Një gjë të tillë Batatinës i kërkoi edhe presidenti Ademi, i cili i kërkoi të qëndronte i ulur, pa ndërprerë fjalën e të tjerëve. /Lajmi.net/