Anthony Joshua e nis ditën me një mesazh emocionues
Anthony Joshua është shpallur për të dytën herë kampion i botës në peshat e rënda.
Sport
Britaniku ka mposhtur me shumë vështirësi Andy Ruiz Jr, në meçin e zhvilluar në Arabinë Saudite.
Pas 12 raundeve luftë, Joshua pati nevojë për vlerësim të gjyqtarëve, për të rikthyer titujt e humbur.
Në mëngjesin e ditës së diel, Joshua ka lëshuar një mesazh emocioues në rrjetet sociale.
“Shpresa ime është që dikush ta shohë faqen time dhe të vendosë të mos heqë dorë. Zemrat e pastra fitojnë”, ka shkruar Joshua./Lajmi.net/