U nda nga partnerja, aktori anglez festoi me Rita Orën mbrëmë

Pas ndarjes nga Lily James, Matt Smith festoi mbrëmë bashkë me Rita Orën.

ShowBiz

04/12/2019 09:16

Ai thuhet se i dha fund romancës pesë-vjeçare me aktoren Lily James, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Matt Smith nuk dukej i buzëqeshur teksa u nda nga  Rita Ora në festën e ditëlindjes së Vas J Morgan, në Londër të martën.

Aktori i “Doctor Who”, 37-vjeç, i cili kishte drekuar më herët gjatë ditës me ish-të dashurën Lily, 30-vjeç, dukej serioz teksa u largua nga festa në Notting Hill.

Rita Ora, 29-vjeç, shfaqi këmbët në një fustan të zi, të kombinuar me një xhaketë prej lëkure dhe çizme të gjata.

Smith thuhet se është ndarë nga e dashura, pasi lidhja nuk po funksiononte.

Madje, sipas disa burimeve, lidhja e tyre ishte e tensionuar kohën e fundit dhe kalonin shumë kohë larg njëri-tjetrit. /Lajmi.net/