Shorti i Kupës së Kosovës, ‘gogolat’ vendosin për një super derbi në Suharekë
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është organizuar hedhja e shortit për Kupën e Kosovës.
Sport
Shorti për rrethin e dytë të Kupës ka vënë përballje mjaft interesante.
Njëra ndër ato do të jetë ajo mes Ballkanit dhe Trepçës ’89, e cila do të zhvillohet në Suharekë, shkruan lajmi.net.
Njëherish kjo do të jetë përballja e vetme në këtë raund mes dy skuadrave të Superligës.
Ndeshje do të luhen gjatë këtij vikendi, më 7 dhe 8 dhjetor.
Çiftet e plota:
Feronikeli – A&N
Drenica – Dardana
Vitia – Dukagjini
Trepça – Vushtrria
Gjilani – 2 Korriku
Arberia – Prishtina
Ballkani – Trepça ’89
Liria – Ferizaj. /Lajmi.net/