Masa shtesë për të prekurit, ngrihen 70 çadra për familjet në Fushë-Krujë
Në orët e para të mëngjesit në këtë zonë janë ngritur 70 çadra.
Lajme
Ministria e Mbrojtjes ka ngritur në Fushë-Krujë një kamping të ri për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar, si pasojë e të cilit 40 persona humbën jetën dhe mbi 600 të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në orët e para të mëngjesit në këtë zonë janë ngritur 70 çadra nga efektivët e ushtrisë me qëllim strehimin e familjeve, të cilat kanë nevojë urgjente për ndihmë.