13 vjeçarja 24 orë nën rrënoja, gazetari nuk i mban dot lotët gjatë raportimit LIVE
Në orët e para të mëngjesit të sotëm Klement Çupi ka dhënë shenja jete, po nuk mundi të mbijetojë, duke çuar në 28 numrin e viktimave.

Lajme
Është shumë i vështirë vendi ku po bëhet e mundur nxjerrja e trupit të 34-vjeçarit. Ndërkohë që edhe i ati, Hajredin Çupi 67 vjeç nuk ka mundur të shpëtojë.
Mes shpresës për ata që ndodhën nën rrënoja dhe dhimbjes për jetët e humbura gazetari Andi Qosja nuk i mban dot lotët teksa jep lajmin se një 13 vjeçare ndodhet prej më shumë se 24 orësh nën rrënoja, raporton Abc News.
Ndërkohë forcat e kërkim shpëtimit janë pozicionuar pranë pallatit ku janë gjetur dy viktimat e familjes Çupi.
Operacionet e kërkim shpëtimit gjithashtu janë fokusuar te shpëtimi i vajzës 13-vjeçare që ndodhet nën gërmadhat e pallatit në Thumanë.
Aktualisht nuk ka një numër bilanci të personave që rezultojnë të humbur.
Mjetet e ndihmës janë tashmë duke u bërë gati për ti arrdhur në ndihmë personave që kërkojnë të lënduar. Mjetet përdoren për zhbllokimin e dyerve, hapjen e rrënojave të banesave të shkatërruara.
Trupat e shpëtmit të Greqisë, forcat shqiptare janë në një operacionin shpëtimi në Thumanë, për gjetjen e 13-vjeçares.