Rama shpërthen ndaj Ramush Haradinajt: Do ta padis në gjyq
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka shpërthyer sonte në emisionin ‘Opinion’, pas deklaratës së Ramush Haradinajt se Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq kishin në plan të ndanin Kosovën dhe të merrnin 10 miliardë euro për vete.
Lajme
Rama ka thënë fjalë të vrazhda për Ramush Haradinajn, duke paralajmëruar edhe padi ndaj tij.
”Tani me kryeministrin në largim, del tjetri gogja burrë, që këta do të ndanin 10 miliardë, hedh cdo ditë shifra. Me këta ka vetëm një mënyrë dhe unë kam iniciuar do t’i mbledh të gjitha, në një dhuratë shumë spektakulare, për lirinë, artikulimin korrekt të gjuhës shqipe. Gjuha shqipe nuk duhet të jetë një armë për të sakatuar. Për këtë, Ramush Haradinajn do ta coj në gjyq në Kosovë dhe të vijë para gjykatës e të tregojë se si do të ndaheshin 10 miliardë’’.
Ja deklarata e plotë:
Këtyre lloj politkanëve bravo ju qoftë që gjejnë dhe bëjnë këso gjërash. Që t’ju thuash popullit që ishin 10 miliardë dhe të ndahen mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiqit, ata që votojnë për këtë lloj politike, bravo ju qoftë.
Personi për të cilin jam detyruar që publiksht të dal sepse gënjeu në mënyrë të paskrupullt pasi u kthyem nga Berlini, mededek unë i bëra presion më shumë se të tjerët për të hequr taksën, e unë se kam bërë.
Këtij zotërisë që bën heroin para popullit të tij, ky ka mujt me ia marrë liberalizimin e vizave sot popullit të vetë, sepse Macroni i ka thënë Ramush më jep 4 muaj që do të futem unë bashkë me Merkelin në proces të dialogut, ti pezulloje taksën, jo me heqë. Serbia të pezullojë fushatën për mos njohje. Nëse pas 4 muajsh do të dështojë, unë do të heqë veton për vizat, dhe Kosova merr vizat. Në vend që të ndalte kokëfortësinë, duke mos bërë lëvizje taktike, gjëja më e thjeshtë që mund të bëjë një politikan, e mbajti popullin peng të një kokëfortësie. U detyrova të them se gënjeu.
Tani me kryeministrin në largim, del tjetri gogja burrë, që këta do të ndanin 10 miliardë, hedh cdo ditë shifra. Me këta ka vetëm një mënyrë dhe unë kam iniciuar do t’i mbledh të gjitha, në një dhuratë shumë spektakulare, për lirinë, artikulimin korrekt të gjuhës shqipe. Gjuha shqipe nuk duhet të jetë një armë për të sakatuar. Për këtë, Ramush Haradinajn do ta coj në gjyq në Kosovë dhe të vijë para gjykatës e të tregojë se si do të ndaheshin 10 miliardë.