Ja dy kombëtaret e radhës që siguruan plasmanin në Euro 2020
Përfundimi i ndeshjeve të sontme të kualifikimeve për Euro 2020 kanë konfirmuar edhe dy kombëtare tjera që kanë siguruar plasmanin në turneun e vitit të ardhshëm.
Sport
Polonia dhe Rusia janë dy skuadrat që pas fitores së sotme kanë prerë biletën për Euro 2020.
Polakët mposhtën Maqedoninë e Veriut, kurse rusët fituan si mysafir të Qipros.
Ndryshe, Belgjika dhe Italia janë dy kombëtaret që kishin siguruar më herët biletën për finalet e Kampionatin Evropian 2020. /Lajmi.net/