Ngjyra e kuqe shumë ju ngjan

Kur yjet tona të preferuara që kanë stil, zgjedhin të njëjtin fustan, shpesh është një indikacion që stilistët e dyshes janë shokë të ngushtë. Megjithatë, ne gjithmonë mendonim se zonjat që veshën një fustan me kordele të kuqe të Dolce & Gabana, ranë në skajet e kundërta të spektrit të modës. Helen Mirren kishte një…

ShowBiz

20/10/2013 18:34

Kur yjet tona të preferuara që kanë stil, zgjedhin të njëjtin fustan, shpesh është një indikacion që stilistët e dyshes janë shokë të ngushtë.

Megjithatë, ne gjithmonë mendonim se zonjat që veshën një fustan me kordele të kuqe të Dolce & Gabana, ranë në skajet e kundërta të spektrit të modës.

Helen Mirren kishte një pamje të guximshme si të modeleve të pistave të modës, teksa ishte në përvjetorin e Mandarine Oriental, të enjten në mbrëmje, në Hong Kong.

Rita Ora tronditi skenën në perfomancën e saj muajin e kaluar.

Ne duhet të themi që të dy zonjat arritën që t’i japin kthesë pamjes së tyre, duke e bërë fustanin festiv.

Ndërsa Rita shkëlqeu, teksa e kishte kombinuar fustanin e saj me një gjerdan me kryq, që ishte mjaft i madh, Helen e kombinoi veshjen e saj me një rrip.

Ndoshta Rita dhe Helen nuk janë aq të ndryshme, pas të gjithave. Në fakt, të dyja kanë eksperimentuar me ngjyrosjen e flokëve me ngjyra fluoreshente (Rita i kishte ngjyrosur flokët me ngjyrë të verdhë, ndërsa Helen me ngjyrë rozë) dhe që të dyja me veshje të çuditshme (Rita kishe veshur rroba të printuara, ndërsa Helen kishte mbathur taka të llojit stripper).

Po e marrim këtë si dëshmi se 68 vjeçarja dhe 22 vjeçarja mund të ndajnë garderobën e tyre.