Serbi sulmon fizikisht nënën e tij në Leposaviq
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Leposaviq.
Lajme
Një femër serbe ka raportuar në polici se nga djali i saj është abuzuar dhe sulmuar fizikisht.
Sipas saj, ai kishte qenë në ndikim të alkoolit.
Pas procedurave policore lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 24 orë dhe të iniciohet lënda e rastit e cila do të hetohet, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.