SHBA, aeroplani bën ulje emergjente në rrugë, ndalon në semafor
Një avion i vogël u detyrua të bënte ulje emergjente në një rrugë në Spanaway, afër Seattle, në Uashington.
Bota
Siç shihet nga videoja e regjistruar nga kamera e një makine që po kalonte aty pranë, avioni një KR2 ndaloi në mes të makinave para një semafori të kuq.
“Kur e pashë nga larg mendova se ishte një avion me telekomandë, ndërsa kur u afrua e pashë që ishte i vërtetë dhe shumë i madh” – tha personi që filmoi gjithçka për mediat lokale.
Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga incidenti. Gjithçka ndodhi si pasoje e një defekti ne sistemin e karburantit duke detyruar pilotin ta ule avionin ne mes të rrugës në një moment të ndërprerjes se trafikut.
Ishte një prej drejtuesve të një mjeti që ndihmoi pilotin të largonte avionin nga rruga.