Dikush falas e dikush paguajti mbi 4 mijë euro, haxhilerët kosovarë arrijnë në Mekë
Grupi i parë i besimtarëve islam në Kosova ka arritur në Mekë për kryerjen e ritualit të shenjtë të Haxhit.
Lajme
Bashkësia Islame e Kosovës ka postuar disa fotografi të haxhilerëve të cilët ditëve në vijim do të vizitojnë vendet e shenjta, shkruan lajmi.net.
Për këtë udhëtim ata kanë paguar një shumë prej 4 mijë e 150 eurosh.
Lajmi.net gjatë ditës së djeshme ka raportuar se BIK-u dërgon edhe pa pagesë haxhilerë në vendet arabe.
Nga burimet e veta lajmi.net ka mësuar se njerëzit që dërgohen në Haxh pa shpenzime janë edhe të afërt me gjykatat, prokurorë e avokatë si dhe njerëz të kryetarit të BIK-ut, Naim Tërnava. /Lajmi.net/
Lexo edhe:
Dallaveret në BIK – njerëzit e Tërnavës, avokatë e prokurorë dërgohen pa asnjë cent në Haxh