Prokurorët e Hagës nisin intervistimin e Haradinajt
Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hyrë në ndërtesën e Prokurorisë së Specializuar të Hagës.
Lajme
Ai aty do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit, shkruan lajmi.net.
Për në Hagë ai ka udhëtuar gjatë ditës së djeshme më aeroplanin privat të zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli.
Para Haradinajt, në ndërtesën e Speciales ka hyrë dhe ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Haradinaj, sipas raportimeve do të mbrohet në heshtje, ndërkaq që nuk dihet ende se cilët avokatë janë angazhuar për mbrojtjen e tij. /Lajmi.net/
Lexo edhe: