Receta e sallatës me lakra të egra
Sallata me lakra të egra, ushqimi që mund ta konsumoni në çdo vakt.
Lifestyle
Përbërësit:
1 kg lakra të egra, 1-2 domate, 1-2 qepë të njoma, 1 qepë të thatë, 2-3 thelpinj hudhër, 150 gr djathë të bardhë, ½ gotë verë të bardhë
Kripë, piper , Koper, majdanoz, Vaj ulliri, Lëng limoni
Udhëzimet:
Kaurdisim qepët me hudhrat dhe sapo të fillojnë të marrin ngjyrë i shuajmë qepët me pak verë të bardhë, transmeton BallkanWeb.
Sapo të avullojë alkooli shtojmë lakrat e egra në mënyrë graduale. I lemë për pak minuta të ulin vëllimin dhe më pas shtojmë domatet të prera në kubikë dhe djathin e bardhë.
Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe në fund shtojmë erëzat. E servirim sallatën spërkatur me pak vaj ulliri të freskët dhe lëng limoni dhe nëse dëshirojmë mund ta servirim dhe me nga një vezë sy.