DJ i famshëm australian do të performojë në “Sunny Hill Festival”

Edhe këtë vit mbahet festivali "Sunny Hill" në Prishtinë.

ShowBiz

21/06/2019 21:41

Në “Sunny Hill Festival” do të performojnë edhe sivjet emra të njohur të industrisë së muzikës, shkruan lajmi.net.

Tashmë është konfirmuar se këngëtarja Njomza, e cila po tregon sukses në tregun e huaj dhe Kida do të performojnë në “Sunny Hill”.

E përveç saj, performon edhe DJ i njohur Australian, Tyson O’Brian, i njohur si Generik.

Ditëve në vijim mësohen befasitë që ka përgatitur “Sunny Hill” për edicionin e sivjetmë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/By94Pixlun3/