Xhaka: Nuk mund ta përballojmë edhe një sezon pa Ligën e Kampionëve
Mesfushori me prejardhje kosovare, Granit Xhaka, i cili aktualisht mbron ngjyrat e Arsenal, ka folur para finales së madhe të Ligës së Evropës, të cilën skuadra e tij e luan kundër Chelsea.
Sport
Xhaka ka shprehur mendimin se skuadrës së tij i nevojitet me çdo kusht fitorja, pasi nuk mund të përballohet edhe një vit pa Ligën e Kampionëve.
Arseanal nuk ia doli ta siguronte një vend në top katërshe në përfundimin e sezonit në Premierligë, kështu që bileta e vetme për Ligën e Kampionëve ka mbetur përmes triumfit në Ligën e Evropës.
“Ne duhet të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve. Ne nuk luajmë aty për dy vite radhazi dhe duhet të jemi aty sezonin tjetër” ka thënë Xhaka, transmeton lajmi.net.
“Të gjithë lojtarët, tifozët dhe klubi – Ne duam të luajmë kundër skuadrave më të mira, dhe skuadrat më të mira janë në Ligën e Kampionëve” ka thënë tutje mesfushori.
“Ne kemi folur rreth këtij sezoni; çfarë është mirë, çfarë është keq dhe çfarë mund të ndodh nëse fitojmë Ligën e Evropës.”
“Ne kemi pasur një sezon të mirë, por kemi humbur rrugën në pesë ndeshjet e fundit. Por, nëse jemi në finalen e Ligës së Evropës dhe mund të fitojmë një trofe, të kalojmë në Ligën e Kampionëve… epo atëherë , kjo është mirë” ka thënë ndër të tjerash Xhaka.
Trajneri i Arsenal,Unai Emery, ka fituar tri herë radhazi trofeun e Ligës së Evropës, kur drejtonte Sevillan. Xhaka shpreson se të njëjtën gjë trajneri do ta bëjë edhe me Arsenal. /Lajmi.net/