Stuttgart dhe Union Berlin luajnë baras, gjithçka e hapur për një vend në Bundesliga
Ka përfunduar ndeshja e parë e barazhit mes Union Berlinit dhe skuadrës së Stuttgart.
Sport
Rezultati i ndeshjes së parë ishte 2:2, me skuadrën e Union Berlin që mban shpresat në maksimum me 2 golat e shënuar në udhëtim.
Ishte skuadra që luajti në Bundesliga këtë edicion, Stuttgart, ajo që kaloi e para në epërsi, kur në minutën e 42’ realizoi me anë të Christian Gentner, shkruan lajmi.net.
Por, mysafirët reaguan pas vetëm një minute, duke barazuar me anë të Suleiman Abdullahi, për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë.
Në pjesën e dytë, Stuttgart riktheu përsëri epërsinë, duke gjetur golin me veteranin Mario Gomez, në minutën e 51’.
Mysafirët arritën që të përgjigjen edhe një herë në minutën e 68’, duke tundur rrjetën me anë të Marvin Friedrich.
Ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Berlin. Mbetet të shihet nëse Stuttgart do të mbetet në Bundesliga apo Union Berlin do të promovohet. /Lajmi.net/