Prokurori Hamiti: Nuk ka lidhshmëri mes Veselit dhe grupit të mashtruesve

Prokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës Armend Hamiti që po merret me hetimet për rastin e fajdexhinjve, të cilët kanë përdorur edhe emrin e kreut të PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se nga hetimet e zhvilluara deri më tani, nuk ka asnjë lidhshmëri mes personave dhe kreut të Kuvendit.

Lajme

23/05/2019 19:47

Ai, në një deklaratë për Gazetën Express shton se nëse do të del ndonjë lidhshmëri të gjithë personat e përfshirë do të merren në pyetje.

Ndërkohë në një prononcim për lajmi.net edhe Agon Rrecaj, avokati i Rrahim Hashimit që është njëri nga të akuzuarit e këtij rasti ka thënë se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me Kadri Veselit.

Avokati i Rrahim Hashimit: Klienti im s’ka lidhje me Kadri Veselin, e njeh si gjithë Kosova

Njëlloj lidhjen me kryeparlamentarin e Kosovës e ka mohuar edhe Ismet Osmani i njohur si Curri nëpërmjet avokatit të tij.

Gjithashtu, vlen të përmendet se i pari i PDK-së, Kadri Veseli sot ka dorëzuar kallëzim penal ndaj të përfshirëve në këtë rast të cilët e kanë lakuar emrin e tij.

Veseli dorëzon kallëzim penal për mashtruesit që ia përdorën emrin