Jennifer Aniston tregon se çfarë i tha Angelina Joliet kur e takoi për herë të parë

Që të dyja janë ish-partnere të Brad Pitt.

ShowBiz

23/05/2019 19:50

Nuk kishte asnjë ‘dashuri’ të humbur mes Angelina Jolie dhe Jenniger Aniston pas ndajres nga Brad Pitt, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.

Raportet jo të mira  të Angelina Joliet me Jennifer Aniston u zbuluan menjëherë pasi i dha fund martresës më 2016, kur edhe njoftoi ndarjen nga Brad Pitt.

Angelina, e cila për vite me radhë është thënë se ia ‘mori’ Bradin, ish-gruas së tij, Jennifer, ajo ishte mburrur se ajo dhe Brad janë dashuruar derisa aktori ishte ende i martuar.

Edhe pse marrëdhënia e saj me aktorin përfundoi, Angelina asnjëherë nuk arriti t’i kërkonte falje Jenniferit për atë që kishte kaluar 11 vjet më parë.

Në një bisedë me “Vanity Fair”, Jennifer foli për atë periudhë të jetës së saj dhe zbuloi kur e takoi për herë të parë kolegen gjatë prapaskenave të serialit, “Friends”, në të cilën Aniston luajti një nga rolet kryesore.

Jennifer tha “kur e takova Angelinën, pas prezantimit i thash se Brad është i emocionuar që mund të punojë me ju, shpresoj që të kaloni kohë të mirë”.

Më vonë, jeta mori tjetër rrjedhë, në vitin 2014, Angelina dhe Brad kurorëzuan dashurinë me martesë, ndërsa tash e një kohë kanë ndarë rrugët. /Lajmi.net/