Mali i Zi publikon listën anti-Kosovë

Edhe Kombëtarja e Malit të Zi ka publikuar listën për ndeshjet e qershorit, të vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Sport

23/05/2019 11:44

Mali i Zi e pret Kosovën më 7 qershor në Podgoricë, në ndeshjen e cila do të luhet pa tifozë për shkak të fyerjeve raciste në takimin paraprak.

Në listën e skuadrës së drejtuar nga Tumbakovic spikatin emrat e shqiptarit Fatos Beqiraj, Stefan Joveticit të Monacos dhe Stevan Savic të Atleticos, shkruan lajmi.net.

Lista e të ftuarve përbëhet nga 28 futbollistë, e që pritet të ngushtohet në vazhdim.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Mali i Zi tubon një pikë, me një golaverazh prej dy gola të shënuar dhe pesë të pësuar.

Pos Kosovës, Mali I Zi luan edhe si mysafir i Republikës Çeke. /Lajmi.net/