Flet lojtari që e fitoi dy vite radhazi titullin e Kosovës
Feronikeli e mposhti me rezultat minimal Prishtinën dhe kësisoj u shpall kampion i ri i Kosovës në futboll.
Sport
Kjo ishte hera e tretë në histori të ekipit nga Drenasi, që kurorëzohet me titullin kampion.
E lojtari më me fat mbetet sulmuesi Kastriot Rexha, i cili arriti për të dytin vit radhazi të përfundonte në vendin e parë, pasi edhe sezonin e kaluar triumfoi me Dritën, shkruan lajmi.net.
‘’Jam shumë i lumtur. Falenderoj të gjithë, edhe Prishtinën për luftën që e ka ba deri në fund’’.
‘’Falenderoj veçanërisht presidentin e klubit Naser Ramaj dhe të gjitha meritat për titull ia dedikoj atij’’, u shpreh Rexha.
Sulmuesi shtatlartë është shpallur edhe golashënuesi më i mirë i këtij edicioni, me 21 gola. /Lajmi.net/