Kështu duket renditja për Këpucën e Artë të Evropës
Lionel Messi dhe Kylian Mbappe janë yjet që do t’i shkojnë deri në fund garës për Këpucën e Artë.
Sport
Me Cristiano Ronaldon që ka mbetur shumë larg, Lionel Messi këtë sezon ka një konkurrent të ri në betejën për Këpucën e Arrtë, shkruan lajmi.net.
Ylli argjentinas me 33 gola të shënuara këtë sezon në La Liga, kryeson këtë garë me 66 pikë, duke lënë pas Kylian Mbappen e PSG-së, me 30 gola (60 pikë).
I treti në renditje është legjenda e futbollit italian, Fabio Quagliarella, me 22 gola (44 pikë), për të vazhduar me Mbaye Diagne, që ka shënuar 28 gola (42).
Renditja vazhdon me Luis Suarezin dhe Robert Lewandowskin.
Lista e lojtarëve që po kërkojnë Këpucën e Artë:
Lionel Messi | Barcelona 33 gola (66)
Kylian Mbappe | PSG | 30 gola (60)
Fabio Quagliarella | Sampdoria | 22 gola (44)
Mbaye Diagne | Kasimpasa / Galatasaray | 28 gola (42)
Luis Suarez | Barcelona 21 gola (42)
Robert Lewandowski | Bayern Munich | 21 gola (42)
Krzysztof Piatek | Genoa / AC Milan | 21 gola (42)
Karim Benzema | Real Madrid 21 gola (42)
Duvan Zapata | Atalanta | 21 gola (42)
Luuk de Jong | PSV | 27 gola (40.5)
Cristiano Ronaldo | Juventus | 19 gola (38)
/Lajmi.net/