Bayern Munich me super formacion për sezonin e ri

Bayern Munich pasditen e së mërkurës ka zyrtarizuar transferimin e Lucas Hernandez nga Atletico Madrid.

Sport

27/03/2019 18:37

Bavarezët kanë njoftuar se i kanë paguar Atletico Madridit hiq më pak se 80 milionë euro për 23 vjeçarin francez.

Lucas Hernandez, me 80 milionë eurot e paguara për të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Kampionët në fuqi të Bundesligës janë duke përgatitur një skuadër të talentuar dhe shumë cilësore për të ardhmen.

‘Squawka’ ka publikuar një formacion të Bayern Munich për sezonin e ri, përcjell ‘lajmi.net’.

Dhe kur sheh se në këtë formacion nuk janë përfshirë disa yje nga skuadra aktuale, lë të kuptohet se Bayern Munich e pret një e ardhme e ndritur./Lajmi.net/