Cavani tek Chelsea për 56 milionë euro
Chelsea janë duke kërkuar me çdo kusht transferimin e një sulmuesi të kalibrit të lartë.
Sport
„Blutë“ kësaj radhe janë duke shqyrtuar opsionin për ta transferuar sulmuesin e PSG, Edinson Cavani.
“Sunday Express” shkruan se skuadra e Maurizio Sarrit janë të gatshëm të ofrojnë rreth 56 milionë euro për sulmuesin uruguajan, transmeton lajmi.net.
Chelsea do të zgjidhte shumë problem me transferimin e Cavanit për shkak se lojtarët sulmues të skuadrës kanë ngecur në formën e tyre.
Më herët londinezët është thënë se po tentojnë edhe transferimin e Gonzalo Higuain mirëpo gjithçka ka dështuar deri më tani. /Lajmi.net/