Mjeku tregon për gjendjen e të plagosurit në Pejë
Mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal të Pejës, Bujar Vrella, ka japur detaje rreth personit të plagosur mbrëmë me armë zjarri në Pejë.
Lajme
Dr. Vrella tha për kallxo.com se pacienti është i plagosur në të dy këmbët.
“Pacienti është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka frakturë nën gjurin e djathtë. Është i plagosur në të dy këmbët”, tha dr. Bujar Vrella, kirurg.
Mjeku e konfirmoi se pacienti është i plagosur me armë zjarri.
Sipas tij, pacienti do të qëndrojë në repartin e Ortopedisë.
Në një incident të armatosur rreth orës 22 :00 te Parku i Vogël i qytetit është plagosur Besim Lajqi.
Lajqi ishte i shoqëruar nga Xhevdet Kelmendi kur persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të tyre.
Prokurorja Sahide Gashi tha për kallxo.com se dyshojnë se Xhevdet Kelmendi ishte caku i sulmit.
Sipas prokurores Gashi, një veturë është gjetur e djegur.
Për këtë veturë dyshohet se është përdorur në sulmin në të cilin mbeti një person i plagosur.