Pamje nga përplasja e asamblistëve të PDK-së dhe kryesuesit të VV-së/VIDEO
Situata në Kuvendin Komunal të Prizrenit ka eskaluar gjatë ditës së sotme ku, kuvendari i PDK-së Bardh Avdaj ka gjuajtur me shishe të ujit, kryesuesin e kuvendit komunal, Artan Abrashin.

Lajme
Ky veprim i Abrashit erdhi me arsyetimin se nuk ia dha fjalën, kur drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, i kërkoi Avdajt që të deklarohej konkretisht për një kandidat për drejtor që nuk i plotësonte kushtet për drejtor.
Pas kësaj shefi i grupit të kuvendarëve të PDK-së, Simir Krasniqi reagoi për sjelljen e kolegut të tij, duke i thënë se një mënyrë e tillë e reagimit, nuk është në kulturën e PDK-së, por të Vetëvendosjes.