Ka pak ditë që lansoi këngën e re, Samanta paralajmëron diçka të re
Samanta Karavella këto ditë solli projektin më të ri.

ShowBiz
Bëhet fjalë për këngën “Kush jam”, e cila po pritet shumë mirë nga fansat e saj, shkruan lajmi.net.
Por, këngëtarja nuk është ndalur me kaq, ajo ka filluar menjëherë përgatitjet për projektin e radhës.
Në një foto që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, Samanta paraqitet në një veturë, ndërsa duket tejet joshëse.
Ajo nuk ka dhënë detaje rreth kësaj kënge, vetëm se bashkëpunëtorët e saj janë “MaxProductional”. /Lajmi.net/