“Bon Bon” futet në 300 klipet më të shikuara në botë, Era Istrefi dhe Big Bang shkruajnë historinë
Era Istrefi ka arritur edhe suksesin më të madh në karrierë së fundmi.
ShowBiz
Bukuroshja nga Prishtina ka arritur që të sigurojë 600 milionë klikime në kanalin zyrtar YouTube për projektin “Bon Bon”.
Kënga e realizuar nga Big Bang në shtëpinë e hiteve, RedBox, e cila u bë më pas me klip, u bë hit botëror, transmeton telegrafi.
Këngëtarja shqiptare kështu arrin të futet me këtë këngë në 300 videoklipet muzikore më të shikuara në botë.
Ky projekt ka lënë edhe hite të shumta nga Rihanna prapa, ashtu si “Drunk in Love” nga Jay Z dhe Beyonce.
Era Istrefi kohë më parë pati suksesin më të madh me këngën e Kampionatit Botëror, ku ajo performoi në Rusi në finalen e ngjarjes më të madhe në futboll.