Drake përfshin në albumin e tij edhe një këngë të papublikuar nga Michael Jackson
Albumi i ri i tij është publikuar sot (e premte).
ShowBiz
Të enjten, Drake hodhi një ‘bombë’, duke zbuluar se përfshin edhe një këngë të papublikuar nga Michael Jackson, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Ai kishte publikuar listën e këngëve në Instagram, ku shihet e renditur edhe “No Matter To Me (ft. Michael Jackson).
Bashkëpunimi me Jackson, nuk është dueti i vetëm i tij në këtë album, ai ka bashkëpunuar edhe me Jay-Z dhe Ty Dolla Sign.
Në albumin e tij të ri “Scorpion”, Drake ka zbuluar edhe faktin se është babai i fëmijës së pornostares së njohur. /Lajmi.net/