Samanta publikon pak nga kënga ‘Kush jam’! Klipi ngjashmëri të madhe me atë të Elvana Gjatës
Ka ditë që Samanta Karavella po e paralajmëron këngën e re.
ShowBiz
‘Kush jam’ mban titullin ky projekt muzikor i cili duket se është finalizuar dhe do të publikohet shumë shpejtë, shkruan lajmi.net
Tani këngëtarja ka publikuar pak nga klipi i cili në shikim të parë ngjanë me atë të Elvana Gjatës pasi shihen disa persona duke vallëzuar nën udhëheqjen e koreografisë profesionale.
Nuk dihet nëse ka edhe diçka tjetër të ngjashme me atë ‘Ku vajti’ por fansat me padurim po e presin publikimin./Lajmi.net/