Elvana Gjata jep lajmin e madh për fansat në Kosovë
Elvana Gjata është emër shumë i dashur për publikun.
ShowBiz
Këngëtarja është shumë aktive me projekte të reja muzikore, të cilat po priten mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.
Përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Elvana ka dhënë lajmin e shumëpritur për fansat në Kosovë.
Ajo ka bërë të ditur që me datë 14 korrik do të mbajë koncert live tek parku i Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Elvana është “Ku vajti”, këngë kjo që ka marrë mbi 2 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/