Thaçi: Me vizionin e Merkelit, Kosova ka perspektivë të qartë evropiane

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka qëndruar sot në Berlin ku është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Lajme

09/05/2018 21:42

 

Thaçi ka thënë se me vizionin dhe lidershipinin e Merkelit, Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane.

Sipas presidentit, Merkel mbetet shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Kosova është më fat që ka miq dhe aleatë si Gjermania, e cila na ka përkrahur në periudhat më të vështira historike, në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në integrimet euroatlantike”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Postimi i plotë: