Lutfi Haziri përfaqëson LDK-në në Samitin e Partive Popullore Evropiane

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri do ta përfaqësojë këtë parti në Samitin e Sofjes, samit ky që organizohet për Partitë Popullore Evropiane, merr vesh lajmi.net nga burime brenda LDK-së.

Lajme

09/05/2018 21:27

Samiti i Sofjes do të mbahet më 15 dhe 16 maj, dhe në te do të marrin pjesë kryeministra apo presidentë të shteteve anëtare të BE-së, duke përfshirë presidentin e Komisionit Evropian, kryetarin e Parlamentit Evropian dhe Presidentin e Këshillit të Evropës.

Po ashtu, pjesë e këtij Samiti do të jetë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në ndërkohë, Haziri përmes një postimi në Facebook ka shkruar për Ditën e Evropës.

“Në Ditën e Evropës së Schumanit, ende nuk e kemi marrë datën për liberalizim. Kjo nuk ka ndodhur për faj të BE-së, por shkaku i tekeve të dikujt që me kauzat e rrejshme, Kosovën e lanë të izoluar. Në prag të samitit të Sofjes, të unifikohemi në agjendën evropiane për Republikën tonë evropiane. #LDK mbetet shpresa e besa e Republikës. Ne shkojmë në samitin e liderëve të Partive Popullore Evropiane, për të garantuar reforma të përshpejtuara, shtet ligjor e evropian”, ka shkruar Haziri.