Ja pse Vuçiq dhe Serbia nuk mund t’i largohen Putinit dhe Rusisë… /FOTO
Sot në Rusi u shënua Dita e Fitores ku presidenti rus Vladimir Putin organizoi pritje festive në ‘Kështjellën e Madhe’.

Bota
Prezent në këtë festë ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, përcjell lajmi.net.
Pas paradës për Ditën e Fitores të ftuarit e Putinit kanë shijuar drekë luksoze.
Përpos Vuçiqit, prezent nga Serbia ishin ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin si dhe ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq.