Në konferencë me Thaçin, Merkel kërkon të luftohet korrupsioni

Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë konferencës më presidentin Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje Kosovës që ta luftojë korrupsionin dhe ta ulë papunësinë.

Lajme

09/05/2018 17:56

“Gjermania mbetet aleat i fuqishëm i Kosovës duke mbështetur rrugën e saj integruese për në Bashkimin Evropian”, ka thënë Merkel, duke shtuar se duhet luftuar krimi e korrupsioni, raporton lajmi.net.

Sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, Merkel ka thënë se marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen.

“Marrëveshjet duhet të zbatohen, aktualisht siç është edhe çështja e energjisë”.

Merkel ka theksuar se me Thaçin kanë diskutuar edhe për Samitin e Sofjes lidhur me bashkëpunimin e ngushtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor./Lajmi.net/

Lexo edhe:

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke