Dy shqiptarë arrestohen për vrasje

Mediat italiane kanë zbardhur emrat e dy shqiptarëve të arrestuar për vrasjen e një 27-vjeçari senegalez me dy plumba, kufoma e të cilit u gjet në rrugën “Coletti” në Rimi, natën mes 17 dhe 18 Prillit.

Lajme

08/05/2018 18:25

“ANSA” raporton se nën hetime janë Genard Dulaj, 28 vjeç, dhe Artmir Mehmetllanaj 22 vjeç, të cilët gjithashtu janë hetuar për një ngjarje natën e 31 Marsit në “Santarcangelo”, ku u shënuan të shtëna me armë zjarri.

Të dy të dyshuarit janë në burg që nga mbrëmja e 18 prillit, arrestuar nga policia në Rimini. Mbrëmjen e vrasjes së Makha Niang, ata u ndaluan nga karabinierët jo larg vendngjarjes.

Të dy rezultojnë persona me precedentë të mëparshëm kriminalë në shtetin fqinj./syri.net