Pistoletë lodër dhe hashash, adoleshenti në kërkim nga policia
Një 18-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit. Policia ndërhyri menjëherë në një konflikt ku ishte përfshirë adoleshenti, duke shmangur përshkallëzimin e ngjarjes.
Lajme
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.20 të së hënës në lagjen Partizani të Elbasanit, ku B.R, 18 vjeç është konfliktuar me M. D., 47 vjeç. Policia ka mbërritur menjëherë dhe adoleshenti sapo ka parë efektivët ka braktisur një çantë dore që mbante me vete dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohej.
Grupi hetimor gjatë kontrollit në çantën e tij gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një pistoletë plastike lodër, dy telefona celularë, dhe kartën e identitetit të shtetasit B.R.