Profesori i studimeve islame citon Frashërin: Shqiptarët s’e kanë konsideruar veten kurrë turq

Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka kujtuar një deklaratë të diplomatit, shkrimtarit dhe politikanit shqiptar, Mid'hat Frashëri, për shqiptarët dhe turqit.

Lajme

07/05/2018 23:15

Hamiti ka cituar Frashërin të ketë thënë se “shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq”.

“Në të kundërtën, ata kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve”, citon Hamiti, Frashërin.