UNICEF: Lufta në Ukrainë me ndikim shkatërrues në arsim

Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se lufta midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës ka "ndikim shkatërrues" në sistemin arsimor të rajonit, duke detyruar mbi 200,000 fëmijë të mësojnë në "mjedise të militarizuara".

Bota

04/05/2018 21:08

“Fëmijët mësojnë në shkolla me vrima të plumbave në mure, me thasë rëre në dritare dhe me depo bombash në bodrum”, tha përfaqësuesja e UNICEF-it për Ukrainën, Giovanna Barberis.

“Fëmijët janë shumë nervozë për granatimet dhe mësuesit përpiqen t’i qetësojnë, por është e vështirë për ta sepse ata janë të stresuar”, tha Barberis.

Agjencia e OKB-së nuk u anua kah asnjëra palë në konfliktin që ka lënë të vrarë më shumë se 10,300 njerëz që nga marsi i vitit 2014.

Ajo tha se “të gjitha palët e konfliktit duhet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të sigurojnë që shkollat të jenë vende të sigurta për fëmijët”.

UNICEF-i tha se ai dhe partnerët e tij kanë parë raste ku grupet ushtarake dhe të armatosura janë të vendosura në largësi brenda 500 metrash nga një kopsht apo shkollë.