Përlotet Saimir Tahiri, dorëzon mandatin e deputetit
Me lot në sy, Saimir Tahiri tha se do të dorëzojë mandatin e deputetit deri sa të dalë e vërteta. “Dorëzoj mandatin e deputetit deri kur të zbardhet e vërteta e plotë”, deklaroi Tahiri. Ai ka folur para mediave atë që kishte përgatitur të fliste në Parlament, por që tha se nuk pati mundësinë.
Lajme
“Tani janë bërë të gjithë bashkë përballë meje e pushka top tu bëhet unë këtu jam e do ua dal”, tha Tahiri në konferencën për mediat transmeton Gazeta Shqiptare.
Nën tension të plotë dhe pas zërave të shumtë që kërkojnë arrestimin e tij, ish-ministri shpërtheu në kuptimin e plotë të fjalës ndaj Edi Ramës, ministrit të Brendshëm, Ilir Metës, Sali Berishës, Luzlim Bashës.