Zhytësit kontrollojnë çdo pëllëmbë të Lepencit për gjetjen e dy policëve të zhdukur /VIDEO
Kërkimet për dy policët e zhdukur në rrugën Kaçanik- Han i Elezit kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.
Lajme
Përderisa po bëhen gati 72 orë që nga zhdukja e Armend Trenës dhe Malsor Dashi, të dy këta pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ekipe të shumta zhytësish i’u kanë bashkangjitur kërkimeve në lumin Lepenc, aty ku policët dyshohet të kenë rënë pas aksidentimit, shkruan lajmi.net.
Në videot e shprëndara nga disa faqe në Facebook, shihen zhytës të shumtë të cilët kontrollojnë detajisht çdo pjesë të lumit Lepenc, për gjetjen e dy policëve të zhdukur./Lajmi.net/