Deda: Më në fund përfundoi saga e demarkacionit, bllokada të na shërbejë si mësim

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka mirëpritur marrëveshjen e Presidentëve atij të Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin.

Lajme

16/02/2018 11:56

Ai ka thënë se ky është një lajmë i mirë që më në fund përfundoi saga e demarkacionit, ndërsa thotë se bllokada 3 vjeçare duhet të shërbejë si mësim, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë:

Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, më në fund përfundoi saga e demarkacionit. Duhet sa më shpejtë të procedohet në Kuvend për ratifikim, së bashku me Aneksin e nënshkruar nga Presidentët e Kosovës dhe Malit të Zi.

Bllokada që zgjati gati 3 vjet duhet të na shërbejë si mësim dhe udhëzues për të ardhmen që për çdo çështje me interes nacional të ndërtohet konsensusi politik.