Xhafer Tahiri anulon kontratat për shfrytëzimin e kalasë në Vushtrri

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka nënshkruar sot vendimin për anulimin e 5 kontratave për dhënie në shfrytëzim të oborrit të Kalasë së qytetit.

Lajme

13/02/2018 23:43

Sipas Tahirit në oborrin e Kalasë ishte paraparë të ndërtohen 5 kiosqe nga operatorë privatë.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se  vendimi për anulimin e kontratave është marrë pasi që qiramarrësit nuk u janë përmbajtur obligimeve kontraktuale.

“Një pjesë e oborrit të Kalasë së qytetit i është dhënë me qira disa operatorëve privatë gjatë kohës së fushatës elektorale nga pushteti i kaluar. Në takimin e fundit në Komunë me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës edhe ata e kanë mbështetur këtë vendim si të drejtë dhe në interes të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Tahiri në Facebook.