Hoxhaj: Deklaratat e Vulinit janë kërcënim për Kosovën
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit serb të mbrojtjes, Aleksandar Vulin i cili gjatë ditës tha se ushtria serbe po monitoron situatën në veri të Kosovës.

Lajme
Hoxhaj në një postim në rrjetin social twitter ka shkruar se deklaratat e tilla janë kërcënim për Kosovën.
“Deklaratat si kjo e Vulinit janë kërcënim për sigurinë në Kosovë dhe mund të shkaktojnë destabilizim”, ka shkruar Hoxhaj, transmeton lajmi.net
Ai tutje ka thënë se përgjegjës për sigurinë në Kosovë janë institucionet si FSK-ja, KFOR-i dhe EULEX.
“Gjendja në pjesën veriore është e qetë dhe e qëndrueshme. Institucionet përgjegjëse për siguri janë Policia e Kosovës, FSK-ja, KFOR-i dhe Eulex-I”, përfundon statusi i Hoxhajt.
Ndryshe Vulin më herët gjithashtu theksoi se “ushtria serbe do t’i mbajë të sigurt serbët e Kosovës”. /Lajmi.net/
Lexoni edhe:
Provokon Vulin: Ushtria serbe po monitoron situatën në veri të Kosovës