SHBA: Dënohet marrëveshja e Rusisë me rajonin separatist gjeorgjian
Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar një marrëveshje ndërmjet Rusisë dhe liderëve të rajonit separatist në Gjeorgji, Osetia Jugore, lidhur me një forcë të përbashkët ushtarake.

Bota
Në deklaratën e publikuar dje, Departamenti amerikan i shtetit tha se marrëveshja, të cilën Rusia e ka ratifikuar një ditë më herët, nuk është marrëveshje e vlefshme.
“Shtetet e Bashkuara e dënojnë ratifikimin e Federatës Ruse të një marrëveshjeje me de fakto liderët e rajonit separatist në Gjeorgji, Osetia Jugore, lidhur me forcën e përbashkët ushtarake. Ne nuk e njohim legjitimitetin e kësaj të ashtuquajturës marrëveshje, e cila nuk paraqet marrëveshje të vlefshme ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të shtetit.
Osetia Jugore dhe Abhazia janë rajone separatiste në Gjeorgji, që mbështeten nga Rusia, dhe kanë shpallur pavarësi nga Gjeorgjia.